Vdes ish-presidentja e Parlamentit Evropian

Evropë

Vdes ish-presidentja e Parlamentit Evropian

Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:45
Nicole Fontaine

Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-ministres franceze të Industrisë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, bënë të ditur sot zyrtarë francez.

Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin evropian.    

Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave.

Eurodeputete nga viti 1984 në vitin 2002, Nicole Fontaine drejtoi Parlamentin Evropian nga viti 1999 në 2002, duke u bërë gruaja e dytë që drejtoi këtë post pas ish-ministres franceze, Simone Veil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat