Kabineti qeveritar katalonas provokon Madridin

Evropë

Kabineti qeveritar katalonas provokon Madridin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:45
Udhëheqësi i ri katalonas, Quim Torra

Udhëheqësi i ri katalonas, Quim Torra e ka zgjedhur sot kabinetin e tij qeveritar, ku bëjnë pjesë persona që janë në burg, ose janë të akuzuar për veprime politike, apo janë në mërgim.

Emërimi i këtij kabineti nga partitë prospanjolle është parë si provokim i ri i udhëheqësit katalonas.

"Përbërja e qeverisë së re (qeveria katalane), është një mesazh i qartë se ata duan të vazhdojnë me probleme, konflikte dhe provokime", tha Javier Garcia Albiol, një anëtar i Partisë Popullore në Kataloni, pas bërjes publike të emrave të kabinetit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat