Liga njofton një marrëveshje për kryeministrin e ardhshëm

Evropë

Liga njofton një marrëveshje për kryeministrin e ardhshëm

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:35
Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini

Kreu i Ligës (ekstremi i djathtë) Matteo Salvini, njoftoi sot një marrëveshje për formimin e qeverisë së ardhshme italiane me Lëvizjen Pesë Yjet (L5Y, antisistem), që do t’i paraqitet presidentit, Sergio Mattarella.

“Ne kemi rënë dakord për kreun dhe ministrat e qeverisë dhe shpresojnë që askush të mos vendosë veton për një zgjedhje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve”, njoftoi Salvini duke shtuar se as ai dhe as Luigi Di Maio, kreu i L5Y, nuk do të mbanin postin e kryeministrit.

Liga dhe L5Y zbuluan të premten një “kontratë për qeverinë” që i kthen shpinën masave shtrënguese dhe “diktatit” të Brukselit dhe premton më shumë vendosmëri kundër korrupsionit dhe imigracionit.

Dy drejtuesit populistë u takuan sot në Romë përgjatë dy orëve pa praninë e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat