Rreth 40 të lënduar nga stuhia në Rusi

Evropë

Rreth 40 të lënduar nga stuhia në Rusi

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Pothuajse 40 persona kanë marrë lëndime si rezultat i një stuhie që ka goditur qytetin rus Tjumen në Siberi, dhe gjashtë prej tyre janë pranuar në spital.

Zëdhënësja e autoriteteve rajonale shëndetësore, Aleksandra Maligina, tha se në mesin e pacientëve të pranuar në spital është edhe një vajzë me dëmtim të trurit, derisa një grua tjetër është në gjendje kritike.

Ministria për situata emergjente ruse dje paralajmëroi qytetarët për stuhinë në rajonin Tjumen, ku gjatë natës kishin fryrë erëra me shpejtësi 26 metra në sekondë, të pasuara me shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat