Britania rrit mbrojtjen në hapësirë

Evropë

Britania rrit mbrojtjen në hapësirë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Ushtria britanike do të marrë kontrollin e operacioneve ushtarake britanike në kozmos në kuadër të strategjisë së parë për mbrojtje në hapësirë.

Deklarata është bërë nga ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson, sipas të cilit do të shtohen resurset ushtarake dedikuar për mbrojtje në hapësirë për shkak të rritjes së kërcënimeve.

Ai tha se do të rritet numri i ushtarëve në sektorin e hapësirë, të cilët pritet të jenë mbi 600 në pesë vjetët e ardhshëm.

“Duhet të jemi të gatshëm në parandalime dhe të ofrimin e përgjigjeve ndaj kërcënimeve në rritje në hapësirë dhe të cilat ndikojnë në jetën tonë të përditshme”, tha ministri britanik.

Williamson si kërcënim ka përmendur pengesat që krijojnë antenat radiodifuzive satelitore të banorëve në sistemet satelitore të navigimit ushtarak, si dhe pengesat në lidhjet ndërmjet telefonisë mobile dhe internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat