Më shumë se 20 mijë jetë do të shpëtohen çdo vit falë planit të kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May për të përdorur inteligjencën artificiale për t’i diagnostifikuar pacientët me kancer para se simptomat të zhvillohen.
Kryeministrja planifikon që të sfidojë sistemin shëndetësor aktual duke përdorur teknologjinë e mençur për të përparuar diagnozën e kancerit në prostatë, e mushkëri.
Planet përfshijnë mbledhjen e të dhënave gjenetike të njerëzve, regjistrin mjekësor si dhe shprehitë e tyre, siç është pirja e duhanit, për të identifikuar ata që janë më së shumti në rrezik nga kanceri.