“Po e shpëtoj Vuçiqin”

Evropë

“Po e shpëtoj Vuçiqin”

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:19
Aleksander Vuciq

Prokurori kryesor special i Malit të Zi deklaroi se organizata kriminale, e cila planifikoi rrëzimin e dhunshëm të pushtetit në Mal të Zi, dëshiron skenar të ngjashëm edhe për Serbinë.

Milivoje Katniq tha në gjykatën e lartë në Podgoricë se ajo që ishte përgatitur atë kohë kundër kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq, ishte përgatitur edhe për Serbinë

“Ky grup kriminal është krijuar jo vetëm për shkak të Malit të Zi, por edhe për shkak të rajoneve tjera dhe është e qartë se ka përgatitur situata të ngjashme edhe në Serbi”, tha ai.

Ai në gjykimin e grupit prej 14 personave, shtetas rus, serbë dhe malazezë, të akuzuar për dhunë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi , me qëllim të rrënimit të pushtetit, tha se ky është krim i organizuar dhe “ne këtë e dëshmojmë sot edhe këtu”.

Katniq tha se nuk e mbron presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por po e shpëton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat