Dënime të mëdha për zyrtarët e partisë në pushtet

Evropë

Dënime të mëdha për zyrtarët e partisë në pushtet

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:03
Mariano Rajoy

Zyrtarë të Partisë Popullore (PP) në pushtet në Spanjë, sot u dënua për pasurim të paligjshëm dhe korrupsion në shkallë të gjerë.

29 të akuzuar, përfshirë ish-drejtues të lartë të PP-së u dënuan me 351 vite burg, njoftoi gjykata.

Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rajoy njoftoi menjëherë në një deklaratë, se do të apelojë vendimin e Gjykatës Kombëtare, pasi është dënuar me 245.492 euro, për përfshirje me qëllim përfitimi në një sistem të gjerë ryshfetesh në këmbim të kontratave publike.

Dy drejtuesit kryesorë të rrjetit, ish-arkëtari i Partisë Popullore, Luis Barcenas dhe biznesmeni Francisco Correa u dënuan përkatësisht me 33 vite e katër muaj burg dhe 51 vite e 11 muaj.

Nga 37 të akuzuarit, 29 u dënuan me një masë të përgjithshme prej 351 vite burg kryesisht për korrupsion, përvetësim fondesh dhe pastrim parash, shkruan ATSH.

Në përfundim të mega-procesit gjyqësor, i cili vijoi nga muaji tetor i vitit 2016 deri në nëntor të 2017, Gjykata Kombëtare spanjolle u shpreh me anë të fakteve për ekzistencën e një rrjeti që përfitonte kontrata publike në këmbim të fondeve në bashkitë e Madridit dhe të Castille-Léon mes viteve 1999 dhe 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat