Spanjë, ryshfet në partinë e Rajoyt. Dy mocione mosbesimi ndaj kryeministrit

Evropë

Spanjë, ryshfet në partinë e Rajoyt. Dy mocione mosbesimi ndaj kryeministrit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:26
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ndihet i kërcënuar nga dy mocione mosbesimi të paraqitura këtë të premte, pak pas zhvillimit të një gjyqi për ryshfet që përfshin pjesëtarë të partisë së tij, ku një gjyqtar vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmisë së tij.

Socialistët opozitarë paraqitën mocionin e tyre në Parlament, ndërsa partia e qendrës së djathtë “Ciudadanos”, dikur aleate e Rajoyt, lëshoi një ultimatum.

“Nëse Rajoy nuk shpall zgjedhjet e parakohshme, ne do të jemi të gatshëm në paraqesim mocionin tonë të mosbesimit, në mënyrë që të mundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve”, tha në një konferencë shtypi Jose Manuel Villegas, përfaqësues i lartë i “Ciudadanos”.

Plot 29 persona të lidhur me Partinë e Popullit të Rajoyt, përfshi ish-kreun e Thesarit dhe figura të tjera të larta, u dënuan të enjten me akuzat për falsifikim llogarish, ndikim të paligjshëm me pasojë përfitimin dhe krime fiskale. Ata u dënuan me 351 vite burgim në total.

Çështja, që lidhet me përdorimin e një fondi të fshehtë nga konservatorët në vitet ’90 dhe fillimvitet 2000 për të financuar në mëyrë të paligjshme fushatat, ka rrënuar Rajoyn që prej ardhjes së tij në pushtet, në vitin 2011. Ai gjithsesi ka mohuar gjithmonë të ketë shkelur ligjet.

Rajoy u bë i pari kryeministër në detyrë në Spanjë që jep dëshmi në një gjyq, kur u thirr për të dëshmuar mbi këtë çështje vitin e kaluar, duke nxitur thirrjet e kundërshtarëve politikë për t’u dorëhequr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat