Putin: Rusia mbështet Republikën Serbe

Evropë

Putin: Rusia mbështet Republikën Serbe

Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:46
Vladimir Putin

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik u takua sot në Shën Petersburg me presidentin rus, Vladimir Putin.

Siç njoftojnë mediat serbe, Putin i ka thënë Dodikut se "Rusia e përkrah fuqishëm Republikën Serbe, duke respektuar marrëveshjet e Dejtonit".

Dodik i bëri thirrje Putinit për të vizituar Banja Llukën. Po ashtu në takim u bisedua për pikëpamjet mbi gjendjen politike dhe ekonomike në Bosnje e Hercegovinë dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat