Austri, arrestohen 24 shtetas serbë për kontrabandë me drogë

Evropë

Austri, arrestohen 24 shtetas serbë për kontrabandë me drogë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:51
Austri, arrestohen 24 shtetas serbë për kontrabandë me drogë

Për kontrabandë me drogë janë arrestuar 26 persona, në mesin e të cilëve 24 janë shtetas serbë dhe një malazez.

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe policia e Austrisë kanë arrestuar 26 persona për kontrabandë me drogë, në mesin e të cilëve 24 janë shtetas serbë.

Përmes një kumtese MPB e Serbisë thekson se në Austri janë arrestuar 24 shtetas të Serbisë, një i Austrisë dhe një i Malit të Zi.

“Me bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve janë zbuluar 14 laboratorë për kultivimin e marijuanës në kushte artificiale dhe është konfiskuar sasi e konsiderueshme e narkotikëve”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat