Salvini: Emigrantët nuk janë vetëm problem italian, presim ndihmë nga BE

Evropë

Salvini: Emigrantët nuk janë vetëm problem italian, presim ndihmë nga BE

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:34
Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini ka dhënë një paralajmërim shumë të drejtpërdrejtë për Bashkimin Europian sa i përket menaxhimit të krizës me emigrantët.

Ai i kërkon Brukselit që të vihet në lëvizje për të ndihmuar gadishullin “Apenin” ose në të kundërtën do të gjejnë zgjidhje në mënyrën e tyre. Në një mesazh në Twiter, Salvini shkruan:

“Nuk ka shkopinj magjikë, por ndodh që të jepet një sinjal konkret. Ndodh që të ketë mirëkuptim. Zbarkimi dhe pritja e qindra mijëra emigrantëve jo refugjatë nuk mund të vazhdojë të jetë një problem vetëm italian. Ose Europa të na ndihmojë që të vendosim në siguri vendin tonë, ose duhet të zgjedhim rrugë të tjera”, u shpreh Salvini.

Në këtë mënyrë, Salvini ripërsërit linjën e ashpër të qeverisë italiane lidhur me çështjen e emigracionit klandestin. Ministri i Brendshëm nënvizon se fenomeni i fluksit duhet të menaxhohet jo vetëm nga Roma, por edhe nga partnerët e tjerë europianë. Lideri i Lega Nord shton më tej se pret me padurim zhvillimin e samitit të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Lukskemburg që mbahet të martën. Aty do të diskutohet për rishikimin e marrëveshjes së Dublinit lidhur me rregullat e azilit dhe për krizën e emigracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat