Diaspora turke nis votimet në zgjedhjet e përgjithshmee

Evropë

Diaspora turke nis votimet në zgjedhjet e përgjithshmee

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:27
Berlin, 7 qershor 2018.

Qytetarët turq, që jetojnë jashtë Turqisë, filluan të votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare turke, që do të mbahen më 24 qershor.

Rreth 3 milionë emigrantë, që përbëjnë 5% të elektoratit turk, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje nga data 7 deri më 19 qershor.

Gati gjysma e tyre jetojnë në Gjermani, ku qendrat e votimit janë hapur në 13 qytete.

Zgjedhjet në Turqi mbahen më shumë se një vit përpara kohe.

Ato pritet ta çojnë Turqinë nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat