44 të lënduar në një aksident në Poloni

Evropë

44 të lënduar në një aksident në Poloni

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:43
Pamje nga aksidenti

Të paktën 44 qytetarë janë plagosur sot në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në jug të Polonisë.

Mediat polake njoftojnë se në mesin e të lënduarve ka edhe shumë fëmijë.

Në aksident është përfshirë një autobus që bartte studentë dhe nxënës.

Një zëdhënës i policisë tha se të plagosurit janë duke u trajtuar në spital, ndërsa katër nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat