Ukrainë, miratohet ligji për Gjykatën e anti-korrupsionit

Evropë

Ukrainë, miratohet ligji për Gjykatën e anti-korrupsionit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:48
Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit, në një përpjekje për të përmbushur kriteret për të marrë 17.5 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Para se FMN-ja të japë fondet e nevojshme për të mbështetur ekonominë e Ukrainës, ajo dëshiron të sigurohet që ligjet e gjykatës të jenë në pajtim me rregullat e FMN-së.

Presidenti Petro Poroshenko falënderoi ligjvënësit për veprimin e tyre, duke thënë se gjykata e re ishte në përputhje me rekomandimet e Perëndimit dhe me ligjet e Ukrainës.

“Votimi i sotëm për krijimin e një gjykate kundër korrupsionit është një provë e kaluar me sukses për të gjithë ne këtu në parlament, sepse sot ne po bëjmë veprime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat