Putin falënderon FIFA-n për mbajtje të "sportit larg politikës"

Evropë

Putin falënderon FIFA-n për mbajtje të "sportit larg politikës"

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:45
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është drejtuar trupit botëror të futbollit, FIFA, një ditë para nisjes së Kampionatit për Kupën e Botës, duke falënderuar këtë organizatë për mbajtje të sportit larg politikës.

Putin ka folur para përfaqësuesve të më shumë se 200 federatave kombëtare të futbollit në Kongresin e 68-të të FIFA-s më 13 qershor.

“Dëshiroj të theksoj respektimin e parimeve të FIFA-s për mbajtje të “sportit jashtë politikës”, është shprehur Putin.

“Rusia e ka përkrahur gjithmonë këtë qasje”.

Rusia ka organizuar kampionatin e sivjetmë në mesin e tensioneve me Perëndimin për ndikimin e Moskës në Ukrainë, ndërhyrjen në zgjedhje të huaja dhe helmimin me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani.

Putin pritet të marrë pjesë në hapje të kampionatit, në të cilin përballet ekipi i Rusisë me atë të Arabisë Saudite në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Kampionati do të zhvillohet në 12 stadiume në 11 qytete ruse.

Ndeshjet fillojnë më 14 qershor derisa finalja mbahet më 15 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat