Parlamenti gjerman ka votuar për të zgjatur me një vit tjetër kohën e pranisë së trupave ushtarake në Mesdhe, si pjesë e një misioni të BE-së e quajtur “Sofia”.
Njësoj si në vitet e mëparshme, mandati i miratuar nga Bundestagu përfshin një kufi maksimal prej 950 trupash për të ndihmuar në misionin e BE-së, i cili ka për detyrë të shpëtojë migrantët dhe të trajnojë marinarët libianë në luftën kundër kontrabandistëve.
Aktualisht, numërohen vetëm 100 ushtarë gjermanë të pranishëm në këtë mision te BE-së në Mesdhe.