Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq

Evropë

Gjendet i gjallë gazetari serb, Stefan Cvetkoviq

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:39
Stefan Cvetkoviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviq është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviq është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

Zhdukja e Cvetkoviqit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviq është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur.

Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat