Hetohet taksisti që goditi kalimtarët në Moskë

Evropë

Hetohet taksisti që goditi kalimtarët në Moskë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:14
Pamjet tregojnë taksin teksa futet në trotuar dhe godet kalimtarët, të shtunën pasdite.

Policia në Moskë po hetojnë rastin e taksistit që devijoi rrugën dhe goditi disa kalimtarë të rastit, duke përfshirë 4 fansa të Meksikës në Kampionatin Botëror.

Pamjet tregojnë taksin teksa futet në trotuar dhe godet kalimtarët, të shtunën pasdite. Policia deklaroi se vozitësi ishte me prejardhje nga Kirgizia dhe thanë se ai ka deklaruar që kishte 20 orë pa fjetur prandaj ka humbur kontrollin e timonit. Ai shtoi se ka ikur nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta vrasin qytetarët.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë nëse ky aksident do të ndikojë në masat e sigurisë së Kupës Botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat