Gaz lotsjellës kundër protestueseve në Greqi

Evropë

Gaz lotsjellës kundër protestueseve në Greqi

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:03
Greqi

Përleshje mes policisë greke dhe protestuesve në momentin kur një grup protestuesish tentuan të kalojnë kordonin policor dhe të mbërrijnë në fshatin ku mbahej ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Protestuesit sulmuan policinë me drunjtë dhe mjete të tjera, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore nga përleshja mes grupeve të demonstratave dhe policisë. Mediat Greke shkruajnë se situata vazhdon të jetë e tensionuar. Rrethina e fshatit Psarades është e rrethuar nën forca të shtuara policore, ndërsa rrugët që të çojnë drejtë Prespës nga ana e Greqisë janë të bllokuara tërësisht.

Për shkaqe sigurie në vendin e protestave janë evakuuar gratë dhe fëmijët, ndërsa si pasojë e protestave disa ekipe gazetarësh që kanë raportuar mbi ceremoninë e sotme kanë mbetur të bllokuar në atë vend. Sipas mediave greke rreth 80 autobusë nga Selaniku dhe qytete tjera të Greqisë Veriore me qytetarë i janë bashkangjitur protestave në Psarades.

Ndër të shumtat pankarta, protestuesit mbanin dhe transparente “Maqedonia është Greqi”, “Këtu mbaron Maqedonia Veriore” etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat