Burri i princeshës shkon në burg

Evropë

Burri i princeshës shkon në burg

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:25
Inaki Urdangarin

Inaki Urdangarin (50), i cili jeton me princeshën spanjolle Kristina dhe katër fëmijët e tyre në Zvicër, ka shkuar sot për të vuajtur dënimin me burg prej pesë vjet e 10 muaj për shkak të shmangies së tatimeve, njoftuan autoritetet.

Ai është bartur në burgun në afërsi të Avilja, rreth 100 kilometra në veri të Madridit, transmeton AP.

Gjykata më e ulët e kishte gjetur princeshën Cristina, gruan e Urdangarin dhe motrën e mbretit, jo fajtorë për akuza penale, por e gjobiti rreth 312.000 dollarë për përfshirjen e saj në bizneset e bashkëshortit të saj. Kohë më parë, Gjykata e Lartë e uli atë shumë në gjysmë.

Rasti daton nga viti 2011, kur filloi një hetim në aktivitetet e biznesit të Urdangarin, i cili përfshinte kryesisht organizimin e ngjarjeve sportive për qeveritë rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat