Emamanuel Macron takoi disa të rinj në Paris, kur njëri prej tyre i tha diçka që atij nuk i pëlqeu.
Presidenti Francez duket se nuk e ka në qejf kur njerëzit ta thërrasin me pseudonimin që djaloshi kishte gjetur për të. Ai iu drejtua me “Manu”, e kjo e pengoi presidentin.
“Si pos shkon Manu?”, e pyeti djaloshi.
“Nuk mund ta bësh këtë”, ia ktheu Macron.
“Më fal z. President”, iu kthye ai me ironi. E kjo ë bëri nervoz Macronin , i cili pati edhe ca ligjërata morali për djaloshin.
“Je në një ceremoni shtetërore dhe duhet të sillesh mirë. Mund të luash budallain por sot është dita e Marseilliase …Ditën kur do ta nisësh revolucionin nisu me studimin dhe përfundojë diplomimin e pastaj mund të u japësh mësim të tjerëve”, ka thënë Macron djaloshit në turmën e të rinjve që po përshëndeste.
Kjo sjellje e presidentit francez sigurisht ka zgjuar interesimin e mediave botërore të cilat raportojnë për sjelljen e presidentit.