Turqi: Miliona turq në përkrahje të rivalit të Erdoganit

Evropë

Turqi: Miliona turq në përkrahje të rivalit të Erdoganit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:21
Turqi: Miliona turq në përkrahje të rivalit të Erdoganit

Muharrem Ince mund të jetë një rrezik i vërtetë për liderin dhe presidentin e tanishëm të Turqisë në zgjedhjet e ditës së diele. Mbështetësit e Muharrem Ince, kandidatit për president të Turqisë nga opozita, kanë mbajtur një flamur gjigant në tubimin elektoral me 22 qershor.

Qindra e mijëra njerëz kishin dalë rrugëve dhe shesheve të Stambollit ditën e shtunë në ditën e fundit të mitingut elektoral për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen ditën e diel.

Gjatë kësaj kohe ka pasur rritje të madhe të popullaritetit të kandidatit Muharrem Ince i ka nxjerre jashtë së paku një milion njerëz në miting në distriktin e Maltepe, ku ai i luti votuesit që të përfundojnë sundimin 16 vjeçar të Presidentin Rexhep Tayip Erdogan dhe partisë së tij.

“Ne do të përfshijmë të gjithë” ai kë thënë, derisa mbështetësit e tij ishin duke kënduar himne dhe valëvitnin flamurin kuq e bardhë të Turqisë. “Turqia shpreson se do të ringjallet. Turqia do të jetë e unifikuar”.

Ince, kandidati i opozitës sekulare e njohur si CHP, ka dalur si një prej sfiduesve më karizmatik të Erdoganit, dhe do të mund të e qoj presidentin në një rund të dytë të garës.

Një mësues i dashur i fizikës dhe një veteran i CHP nga qyteti i Yalovës, ai ka kërkuar votat e të gjithë vendit si dhe një front unifikues kundër pushtetit të tanishëm.

Por Erdoigani, 64 vjeçar, i cili ka qenë në pushtet në këtë vend që nga viti 2002, së pari si kryeministër e më vonë si president, ka ruajtur rolin e tij të zakonshëm e bombastik, duke e  përfunduar kampanjën e tij ditën e djeshme me jo më pak se 5 tubime përmbyllëse elektorale.

Në distriktin e Esenyurt, ai u ka thënë më shumë se dhjetë mijë mbështetësve të tij se “Turqia do të arrijë atë që të tjerët as nuk mund të e imagjinojnë” nëse ata do e zgjedhin atë edhe një herë si president.

Kushdo që i fiton zgjedhjet presidenciale do të marrë pushtet të ri të jashtëzakonshëm të aprovuar në referendumin e vitit të kaluar.

Kjo përfshinë që të e emëroj kabinetin dhe zëvendës presidentët, po ashtu edhe gjyqtarët e lartë.

Në fakt kjo kampanjë elektorale nuk ka qenë e parashikuar se do të jetë kaq garë interesante, por sondazhet kohëve të fundit kanë treguar mundësinë që partia e Erdogan mund të e humb fuqinë parlamentare, edhe nëse presidenti është ende në garë për të fituar.

Sondazhet e opinionit publik janë shumë të pasigurta në Turqi. Sidoqoftë, në disa prej tyre parashihet që Erdogan të fitoj në raundin e parë, por pa shumicën e plotë.

Një garë shumë më e ngushtë parashihet që të ndodhë në mes të tij dhe Ince në raundin e dytë me 8 korrik.

Erdogan është duke u përballur me oponentë politik shumë të fortë, por Ince është më i rrezikshmi ndër ta. Për një muaj e gjysmë ai ka mbajtur rreth 107 tubime në më shumë se 65 qytete brenda Turqisë.

Javën e kaluar ai ka tërhequr me qindra e mijëra njerëz në kampanjën e tij elektorale në bastionin sekular të Izmir dhe në kryeqytet, Ankara.

Ince ka vizituar liderin e HDP i Selahttin Demirtas në burg, dhe ka kërkuar lirimin e tij, si dhe i ka dhënë përkrahje një debati parlamentar për të zgjedhur çështjen kurde.

Ai po ashtu ka treguar besimin e tij të thellë në religjion dhe se është pjesëmarrës i rregullt në lutjet e së premtes. Në fund të tubimit të ai solli në skenë nënën e tij të mbuluar me shami dhe masa e përshëndeten këtë gjest të tij, deri sa ata po valëvitin flamujt e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesin sekular të Republikës së Turqisë i cili kishte shfuqizuar kalifatin islam.

“Me shami ose jo. Burra apo gra, përkrahës ose jo, ne nuk do të diskriminojmë askënd” ka thënë ai.

Erdogan siç duket është i shqetësuar për humbjen e votave. Ai në një video gjatë një tubimi elektoral u ka thënë atyre të bëjn “një punë speciale” për të limituar përformancën e HDP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat