Çështja e migrantëve, në krye të agjendës së samitit të BE-së

Evropë

Çështja e migrantëve, në krye të agjendës së samitit të BE-së

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 10:04
Augusta, Itali

Çështja e migracionit është në krye të agjendës së liderëve të Bashkimit Evropian, që mblidhen sot në Bruksel.

“Si të trajtohen migrantët pa dokumente, kryesisht afrikanë, të cilët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në Mesdhe, me shpresën për të filluar një jetë të re në BE?” - do të jetë tema kryesore në këtë samit.

Fluksi i migrantëve përfshin refugjatë që ikin nga lufta e Sirisë dhe konflikte të tjera.

Kriza nuk është e shkallës që ka qenë në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz kanë hyrë në Evropë.

Por, mosmarrëveshjet e këtij muaji rreth anijeve të shpëtimit të migrantëve, të cilat autoritetet italiane nuk i lejuan të ankorohen në portet e tyre, e rikthyen çështjen në qendër të vëmendjes.

Anija Lifeline, me 230 njerëz në bord, ka mbetur në det të hapur për pesë ditë.

Ajo u lejua të ankorohet në Maltë vetëm pas diplomacisë intensive midis disa shteteve të BE-së, të cilat ranë dakord për shpërndarjen e migrantëve, për t’i lehtësuar barrën Maltës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat