Britani: Dy persona gjenden pa ndjenja të helmuar me agjent nervor

Evropë

Britani: Dy persona gjenden pa ndjenja të helmuar me agjent nervor

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 23:33
Britani

Një burrë dhe një grua janë gjetur pa ndjenja në Wiltshire të Britanisë, të helmuar me agjentin nervor Novichok, i njejti me të cilin ishte helmuar edhe ish spiuni rus Sergei Skripal.

Dyshja besohet të jenë Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess, dhe janë në gjendje kritike.

Ata u gjetën pa ndjenja ditën e shtunë, ndërsa nga policia kanë bërë të ditur se askush tjetër nuk është paraqitur me të njëjtat simptoma.

Aktualisht njësiti anti-terrorizëm janë duke udhëhequr hetimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat