Hetimi për helmimin me agjent nervor merr kohë disa muaj

Evropë

Hetimi për helmimin me agjent nervor merr kohë disa muaj

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:46
Ilustrim

Policia britanike njoftoi sot se hetimet e policisë lidhur me helmimin e dy britanikëve me agjent nervor në Anglinë jugore, do të kërkojnë kohë prej disa muajsh.

"Fokusi i hetimit është identifikimi i burimeve të kontaminimit sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në deklaratën e policisë.

Kujtojmë se helmimi me agjent nervor vie disa muaj pas helmimit të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij, për të cilin helmim është bërë përgjegjëse Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat