Mosmarrëveshja me Merkel, mbetet në histori

Evropë

Mosmarrëveshja me Merkel, mbetet në histori

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:30
Angela Merkel

Mosmarrëveshja me kancelaren Angela Merkel mbi migrimin është histori, tha ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Kreu i CSU-së tha për gazetën Bild am Zontag se qeveria gjermane është në rrugë për të reduktuar mbështetjen që ka Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë, përkatësisht të shkatërrojë shkakun që çoi në rritjen e popullaritetit të partisë.

Pas një mosmarrëveshjeje që kërcënon të rrezikojë koalicionin, udhëheqësit e CSU dhe CDU në pushtet kanë arritur kohët e fundit një marrëveshje për të kthyer emigrantët nga Gjermania, të cilët tashmë kanë kërkuar azil në një shtet tjetër anëtar të BE.

Seehofer tha se marrëveshja dërgon "një sinjal për botën se emigracioni i paligjshëm nuk ia vlen".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat