Zbulon fushën me drogë duke fluturuar me balonë

Evropë

Zbulon fushën me drogë duke fluturuar me balonë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:07
Ilustrim

Policia gjermane mbërriti në një plantacion të paligjshëm të marihuanës pranë qytetit Rostok, pasi u njoftua nga një qytetar, i cili aksidentalisht e zbuloi duke fluturuar mbi një balonë me ajër të nxehtë.

"Një burrë fluturoi mbi një rezervat natyror pranë Rostokit në veri të vendit ku zbuloi plantacionin dhe më vonë u raportua në policinë lokale. Plantacioni ishte pjesë e rezervatit që është i vështirë të arrihet këmbë, kështu që zbulimi ishte 'fat i pastër',"tha një zëdhënës i policisë.

Pretendohet se oficerët e policisë konfiskuan 123 bimë marihuane gjatë një bastisjeje që filloi të martën, e cila është ende në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat