Gjermania ngrit aktakuzë kundër një diplomati iranian - Bota Sot
Gjermania ngrit aktakuzë kundër një diplomati iranian

Evropë

E martë, 17 korrik 2018

Gjermania ngrit aktakuzë kundër një diplomati iranian

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Prokuroria gjermane ka ngritur padi kundër diplomatit iranian Asadolah Asadi lidhur me veprimtarinë spiunuese dhe konspiracionet për kryerje të vrasjes.

Prokurorët federalë kanë thënë se Asadi, me seli në Vjenë, dyshohet për punësimin e një çifti belg për të sulmuar një grup të mbledhur të opozitës iraniane në Paris. Ai dyshohet se i ka dhënë një pale një pajisje me 500 gramë eksplozivë.

Asadi u arrestua më parë këtë muaj pranë qytetit gjerman Aschaffenburg në bazë të një urdhër arresti evropian lëshuar pasi autoritetet thanë se një eksploziv i fuqishëm u gjet në makinën e një çifti belg.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif akuzat ndaj diplomatit iranian i ka quajtur të rreme.

Prokuroria gjermane deklaroi se hetimi i saj nuk do të pengojë kërkesën e Belgjikës për ekstradimin e të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test