Bavaria krijon policinë kufitare - Bota Sot
Bavaria krijon policinë kufitare

Evropë

E premte, 20 korrik 2018

Bavaria krijon policinë kufitare

Nga: ATSH Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Shteti jugor i Gjermanisë, Bavaria do të krijojë rojën e saj kufitare pas një votimi të zhvilluar sot në Parlamentin rajonal.

Ky ligj u mbështet nga 90 deputetë, që parashikon krijimin e forcave kufitare për këtë shtet, ndërsa 62 votuan kundër kësaj mase, shkruan ATSH.

Pushteti që do të ketë forcën e re policore kufitare do të përcaktohet këtë javë në një marrëveshje mes shtetit të Bavarisë dhe qeverisë federale në Berlin.

Megjithatë, roja e re kufitare do të fillojë punën e saj në fillim të këtij muaji me 500 oficerë që do të zhvillojnë kontrolle në kufij. Synimi është që të rritet numri i oficerëve në 1000 deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test