Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

Evropë

Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 07:43
Flamuri i Malit të Zi

Dita e Shtetësisë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët kanë dalë në referendum janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës, kurse vitin e kaluar është pranuar në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat