Trump: Marrëdhëniet me Britaninë janë "shumë të fuqishme"

Evropë

Trump: Marrëdhëniet me Britaninë janë "shumë të fuqishme"

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:19
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëdhëniet e tij me Mbretërinë e Bashkuar janë “shumë, shumë të fuqishme”, pavarësisht se ditë më parë kishte kritikuar publikisht kryeministren britanike, Theresa May.

Trump kishte kritikuar planet e kryeministres May për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në një intervistë për gazetën Sun, duke thënë se në gjë e tillë mund të ketë mbytur shpresën për marrëdhënie tregtare SHBA-Britani, pasi sipas Trumpit, May ka dështuar në negociata.

Teksa ishte i ulur pranë kryeministres britanike në rezidencën e May në Chequers, Trump ka thënë se “ ne kemi marrëdhënie shumë të mira”, dhe se do të diskutojmë për tregti, ushtrinë dhe çështje tjera pas drekës.

Kur Trump është pyetur nëse ka diskutuar me udhëheqësen britanike për intervistën, May ka thënë: “Kemi shumë për të diskutuar”, duke shtuar se do të flasin edhe për lidhjen e ashtuquajtur shumë speciale në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat