Vendimi pas 17 vjetësh: Legija dhe të tjerët lirohen nga akuzat për kryengritje në Serbi

Evropë

Vendimi pas 17 vjetësh: Legija dhe të tjerët lirohen nga akuzat për kryengritje në Serbi

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:24
Legija dhe të tjerët

Kriminelët serbë Millorad Ulemek i njohur si Legija, Zvezdan Jovanoviq dhe të tjerët janë liruar sot në Beograd nga akuzat për kryengritje të armatosur të ashtuquajtures JSO e njohur si “Jedinica” të operacioneve në vitin 2001.

Nuk ishte kryengritje, por protestë – kjo ishte arsyeja kryesore që trupi gjykues mori vendim për lirim nga akuza për shtatë të akuzuar për kryengritje të JSO-së në vitin 2001.

Sipas mediave serbe, dëshmitë kryesore janë marrë nga transkripti i mbledhjes së Qeverisë së Serbisë në vitin 2001, kur edhe kryeministri i vrarë serbë, Zoran Gjingjit kishte thënë se nuk bëhet fjalë për kryengritje, por për protestë.

Prokuroria ka kërkuar dënim me burg me kohëzgjatje nga tre deri në 12 vjet.

I akuzuari i parë Milorad Ulemek Legija sot nuk ka qenë në leximin e vendimit. Zvezdan Jovanoviq dhe pesë të tjerët të cilët mbrohen në liri kanë qenë të pranishëm.

“Vetëm dua të them së gjykata në arsyetimin e saj ka theksuar se nuk i ka besuar ndonjë dëshmitari të mbrojtur dhe ndonjë politikani për të cilët nuk dua të flas tash, dhe të cilët edhe tash janë në skenën politike. Atyre nuk u është besuar pasi që dëshmitë e tyre nuk kanë lidhje me ngjarjen”, ka thënë avokati i Jovanoviqit, Velimir Jakiq.

Kanë kaluar 17 vjet nga protesta e JSO-së, shumë është pritur edhe në fillim të gjykimit që ka filluar në vitin 2012. Është pritur se do të zbulohet prapavija politike e antenatit ndaj Zoran Gjingjiqit, respektivisht urdhërdhënësit e atentatit.

Legija dhe Jovanoviq janë në vuajtje të dënimit prej 40 vjetësh burgim për shkak të vrasjes së Gjingjiqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat