Franca dhe Malta pranojnë refugjatët e shpëtuar në Mesdhe

Evropë

Franca dhe Malta pranojnë refugjatët e shpëtuar në Mesdhe

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:09
Refugjat?t e shp?tuar n? Mesdhe

Italia duke ndjekur një kurs të rreptë ia ka dalë që zëri i saj të dëgjohet në BE lidhur me politikën e migracionit. Një pjesë e refugjatëve, të shpëtuar në Mesdhe nuk i merr Italia, por Franca dhe Malta.

Kryeministri i ITalisë Giuseppe Conte njoftoi në Facebook, se Malta prehur gatishmëri për të üranuar secila nga 50 prej 450 refugjatëve të shpëtuar, të cilët të kapur në Mesdhe të shtunën (14.07)për orë të tëra u mbajtën në dy anije ushtarake. Conte shkruan më tej, se pret që edhe vende të tjera të BE-së të reagojnë.

Marrëveshjet me Maltën dhe Francën u arritën "pas një dite me telefonata dhe shkëmbime me shkrim" me të gjithë krerët e 27 vendeve të BE-së, njofton më tej Conte. Gjatë këtyre kontakteve ai "u ka sjellë në vëmendje atyre logjikën e shpërndarjes dhe konkluzionet" e samitit të BR-ë në fund të qershorit.

Të shpëtuar nga varka prej druri

Dy anije të agjencisë europiane pë rmbrojtjen e kufirit, Frontex, të shtunën shpëtuan në Mesdhe duke i sjellë para brigjeve italiane 450 refugjatë në gjendje të vështirë, të cilët lundronin në Mesdhe me barka prej druri. Ministri iBrendshëm i Italisë Matteo Salvini refuzoi t'i pranojë në vend refugjatët, duke deklaruar se ata duhen dërguar në Maltë ose të kthehen në Libi.

Të premten Roma donte ta bindte qeverinë e Maltës që t'i pranonte këta refugjatë. Por Malta argumentoi, se anija ndodhet më pranë territorit shtetëror italian se sa atij maltez. Po ashtu refugjatët preferonin më shumë zbarkimin në Itali.

Frontexi të shtunën i shpëtoi refugjatët nga barka prej druri duke i shpërndarë ata në anijet e veta ushtarake. Tetë gra dhe fëmijë u dërguan për trajtim mjekësor në ishullin italian Lampeduza.

Letër Tuskut dhe Junckerit

Ngjarjet në Mesdhe konfirmojnë, se arritjet e samitit të BE-së në fund të qershorit duhet të zbatohen shpejt dhe pa ngurrim, shkruan Conte në letrën drejtuar krerëve të vendeve të BE-së. Në Bruksel Conte pati insistuar, që vendet e tjera anëtare të kontribuojnë për t'ua lehtësuar barrën vendeve në kufijtë e jashtëm të BE-së, duke pranuar më shumë refugjatë që shpëtohen në det të hapur. Conte u ka shkruar për këtë rast edhe presidentit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker dhe kryetarit të Këshillit Donald Tusk.

Italia ndihet e mbingarkuar me problemin e refugjatëve. Qeveria e re në Romë dhe në radhë të parë ministri i Brendshëm i së djathtës populiste Matteo Salvini insistojnë për më shumë mbështetje nga partnerët në BE. Për të rritur presionin javët e fundit disa herë është refuzuar pranimi i anijeve me refugjatë. Italia është vendi, ku mbërrijnëmë së shumti refugjatët, që përmes Mesdheut duan të futen në vendet e BE-së./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat