Rrëzimi i aeroplanit në Ukrainë, G7 kërkon bashkëpunimin e Rusisë

Evropë

Rrëzimi i aeroplanit në Ukrainë, G7 kërkon bashkëpunimin e Rusisë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 23:54
Aeroplani malajzian me 298 persona në bord u rrëzua në lindje të Ukrainës, ku po zhvilloheshin beteja të ashpra të ushtrisë ukrainase dhe rebelëve rusë. Të dy palët mohuan përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.

Udhëheqësit e Grupit G7 i kërkuan Rusisë të bashkëpunojë plotësisht në përcaktimin e rrethanave të rrëzimit të aeroplanit në Ukrainë, në vitin 2014.

Në një deklaratë të përbashkët nga ana e Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në prag të përvjetorit të një aksidenti që ka ndodhur më 17 korrik 2014, ministrat vlerësuan se konkluzionet e ekipit të përbashkët të hetimit për rolin e Rusisë janë thellësisht shqetësuese.

Hetuesit ndërkombëtarë kanë arritur në përfundimin se raketa Buk që goditi aeroplanin e kompanisë Malaysia Airlines ka origjinën nga brigada antiajrore ruse 53 me bazë në Kursk. Rusia kategorikisht hodhi poshtë përfundimet e Komisionit.

Aeroplani malajzian me 298 persona në bord u rrëzua në lindje të Ukrainës, ku po zhvilloheshin beteja të ashpra të ushtrisë ukrainase dhe rebelëve rusë. Të dy palët mohuan përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit.

Aeroplani po fluturonte në linjën Amsterdam-Kuala Lumpur dhe të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u vranë gjatë aksidentit.

Thirrja e G7 për Rusinë vjen përpara samitit rus të presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Ministrat e G7, e përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, edhe një herë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, duke shtuar se janë të bashkuar kundër "mosndëshkimit të atyre që kryejnë dhunë dhe prishin rendin botëror të bazuar në rregullat që duhet të zbatohen për të gjithë dhe në të gjitha rrethanat".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat