Putin: Rusia ka parandaluar 25 milionë sulme kibernetike të lidhura me Kupën e Botës

Evropë

Putin: Rusia ka parandaluar 25 milionë sulme kibernetike të lidhura me Kupën e Botës

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:12
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se shërbimet ruse dhe trupa tjerë të sigurisë kanë parandaluar 25 milionë sulme kibernetike, të cilat kanë qenë të lidhura me Kampionatin për Kupën e Botës, transmeton AP.

Putin ka njoftuar për sulmet e dështura pas finales së këtij Kampionati dhe para takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili pritet të kërkojë diskutim rreth ndërhyrjes së supozuar të Kremlinit dhe për sulmet kibernetike të Rusisë në sistemin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara.

Në deklaratat e bëra publike të hënën nga Kremlini, Putin ka thënë se sulmet kibernetike kanë shënjestruar “infrastrukturën e informacionit” të lidhur me Kupën e Botës, pa dhënë detaje tjera.

Ai ka folur në një takim me përfaqësuesit e 55 njësive të inteligjencës nga 34 shtete, të cilat kanë punuar për të siguruar turneun.

Ai ka thënë se duke iu falënderuar sigurisë së ashpër të Rusisë nuk ka pasur “incidente serioze” dhe “njerëzit që kanë ardhur në shtetin tonë janë ndjerë shumë të sigurt”.

Udhëheqësia e Putinit është shënuar me fuqizimin e shërbimeve të sigurisë në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat