Shifra rekorde të emigrimit nga Mbretëria e Bashkuar

Evropë

Shifra rekorde të emigrimit nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Numri i qytetarëve të Bashkimit Evropian që kanë emigruar nga Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar, ka qenë më i larti i regjistruar ndonjëherë, tha Zyra e Statistikave Kombëtare.

Sipas saj, 139,000 njerëz kanë ikur nga ky vend, më 2017.

I vetmi vit tjetër kur shifra e emigracionit ishte e lartë, ka qenë viti 2008, me 134,000.

Zyra e Statistikave Kombëtare po ashtu tha se migrimi në Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja ka qenë 101,000 njerëz vitin e kaluar - që është shifra më e ulët në pesë vjet.

Të dhënat vlejnë për vitin e parë të plotë kalendarik që nga votimi për Brexit, apo për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Referndumi për Brexit është mbajtur më 23 qershor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat