Cunami godet Majorkën

Evropë

Cunami godet Majorkën

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:41
Pamje nga video

Një mini-cunam ka goditur brigjet e plazhit të shumë frekuentuar të Spanjës, në Majorka.

Dallga 1,5 metra e lartë ka shkaktuar panik për pak momente tek pushuesit të cilët kanë nxituar që të largohen nga bregu.

Por gjithashtu ka dhuruar edhe një pamje që rrallë herë mund të shihet, duke i bërë pushuesit që ndodheshin në atë moment në breg të ndihen paksa me fat për 2 arsye: Sepse dallga ishte e vogël, por edhe për emocionin që vështirë se do ta përjetojnë herë tjetër.

Pavarësisht disa dëmeve të vogla materiale, nuk janë raportuar njerëz të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat