Pas Italisë, reagon edhe Greqia: Duam staf dhe para për të përballuar emigrantët

Evropë

Pas Italisë, reagon edhe Greqia: Duam staf dhe para për të përballuar emigrantët

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 22:50
Dimitris Vitsas

Pas Italisë, edhe Greqia i ka bërë apel Bashkimit Europian që të akordojë më shumë fonde dhe burime njerëzore, për të përballuar krizën e emigrantëve.

Ministri i Emigrimit, Dimitris Vitsas tha se kërkon mbështetje për Athinën dhe veçanërisht për ishujt kufitarë, që përballen të parët me fluksin e emigrantëve.

“Vendet kufitare duhet të marrin mbështetje financiare. Ne jemi veçanërisht të interesuar që të mbështeten financiarisht 5 ishujt tanë, që po presin një fluks prej më tepër se 18 mijë emigrantësh, shifër kjo dy herë më e lartë sesa kapacitetet shtetërore”, deklaroi Vitsas.

Ministri grek tha se Athina gjithashtu donte më shumë staf nga agjencia e azilit e BE-së, EASO dhe më shumë përkthyes, duke thënë se 38 gjuhë dhe dialekte po flisnin në kampin e Moria në Lesbos, porta kryesore e ishullit për gati një milion njerëz në 2015.

Ishujt grekë janë vendet e para që presin fluksin e emigrantëve që i largohen luftës dhe varfërisë së Sirisë apo vendeve të tjera rrotull. Aktualisht vendi po përballet me shqyrtimin e një fluksi të lartë dosjesh aplikimi për azil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat