Mbrojti pjesëtarin e stafit, Macron sulmohet nga opozita

Evropë

Mbrojti pjesëtarin e stafit, Macron sulmohet nga opozita

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:45
Alexandre Benalla

Një anëtar i stafit presidencial të Emmanuel Macron u përball me një pezullim 15-ditor nga puna, për shkak të sjelljeve të pahijshme.

Alexandre Benalla ishte autorizuar të përcillte demonstratat e punonjësve në maj, si spektator, por tejkaloi kompetencat e tij, duke qëlluar me grusht, njërin nga protestuesit.

Menjëherë pasi videoja bëri xhiro në rrjetet sociale, Benalla u thirr nga shefi i stafit të presidentit Macron, për t’iu komunikuar pezullimi.

Gjithsesi tani ka ardhur edhe reagimi i opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët i kërkojnë llogari presidentit francez, për dënimin qesharak të dhënë për pjesëtarin e stafit të tij.

“Videoja që pamë ne, është e dhimbshme. Sapo kemi kuptuar se në stafin e presidentit, dikush qenka mbi ligjin. është e qartë që Macron duhet të flasë tashmë dhe të shpjegojë këtë situatë”, deklaroi shefi i opozitës, Laurent Wauquiez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat