Policia suedeze vret djaloshin me sindromën Down që mbante armë lodër

Evropë

Policia suedeze vret djaloshin me sindromën Down që mbante armë lodër

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:43
Policia suedeze

Një i ri i prekur nga sindroma Down ka mbetur i vrarë nga policia në Stokholm, pasi kishte në dorë një armë lodër.

Policia ka hapur zjarr të enjten në mëngjes në kryeqytetin suedez ndaj Eric Torell, 20 vjeç, pasi ata e përshkruan ngjarjen si “situatë kërcënuese”.

Torell i cili u raportua i zhdukur pas largimit nga shtëpia përshkruhet nga e ëma e tij, Katarina Soderberg si njeriu më i mirë në botë.

“Është e pamundur të kuptohet, ai nuk do të dëmtonte një mizë”, tha Soderberg duke treguar se biri i saj edhe më herët ishte larguar nga shtëpia por gjithmonë ishte kthyer.

Incidenti ndodhi rreth orës 04:00 të kohës lokale në lagjen Vasastan të Stokholmit, pasi policia iu përgjigj raporteve për një person me armë në dorë. Ata njoftuan se pavarësisht urdhërimeve për hedhjen e armës që ata besonin se është e rrezikshme, 20 vjeçari nuk u pajtua dhe u qëllua.

Një hetim për sjelljen e mundshme të Policisë tashmë ka filluar dhe është në proces raportojnë mediat suedeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat