Martiq: Filloi Stuhia, çka tani? Millosheviq: Vrite veten!

Evropë

Martiq: Filloi Stuhia, çka tani? Millosheviq: Vrite veten!

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:57
Kovaçeviq ishte dhjetë vjet drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Drna, dhe gjithashtu punoi në Knin gjatë luftës.

Drago Kovaçeviq, president i Forumit Demokratik Serb në Beograd, ishte kryetari i fundit i Kninit përpara aksionit të Stuhisë.

Kovaçeviq ishte dhjetë vjet drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Drna, dhe gjithashtu punoi në Knin gjatë luftës.

Në intervistën e tij të fundit, ai paraqiti detaje më interesante për ngjarjet në Knin me fillimin e operacionit Stuhia.

“Natën e 3 gushtit 1995 e kam kaluar ulur në pragun e shtëpisë sime në Knin dhe isha aty duke pritur agimin. Kur predha e parë filloi të binte, ishte rreth gjysmë  pesë, e dija se çfarë do të thoshte. U zgjova dhe provova të arrijë deri te disa të afërm që kanë jetuar në afërsi të Kninit. Pas kësaj, shkova në ndërtesën komunale pa e ditur nëse do të ndërmerret evakuimi i qytetarëve nën juridiksionin e autoriteteve ushtarake. Kaosi mbretëronte në rrugë dhe rrezet e para të diellit depërtuan përmes pluhurit të trashë që ishte kudo në ajër. Në komunë, gjeta disa gjeneralë të Krajinës dhe Milan Martiq duke biseduar me dikë me telefon. Sllobodan Millosheviq ishte në linjë. Martiq e pyeti nëse Millosheviq mund ta ndihmonte atë ushtarakisht, dhe Millosheviqi u përgjigj se nuk mundte," kujton Kovaçeviq.

“Çfarë të bëj”, pyeti Martiq.

“Vrite veten”, iu përgjigj krimineli Millosheviq.

Kovaçeviq pohon se krimineli Millosheviq kurrë nuk mendonte seriozisht për Krajinën dhe se kishte nevojë për dy gjëra. Së pari, Krajina i shërbeu atij si një shantazh për besnikërinë e ish-presidentit kroat Franje Tugjman në një partneritet në ndarjen e Bosnjës dhe së dyti, ai e kishte nevojitur atë si një formë organizative të një konflikti të ngrirë.

“Millosheviq luajti cinikisht me ne si macja me miun. Strategjia e tij në vetë Krajinën ishte e tillë që ai instalonte atje tre ose katër rryma politike. Haxhiq, Martiq, Zeçeviq, Tanjga dhe Mikeliq përfaqësonin një galeri figurash të trurit totalitar të policisë që u mahnitën nga Millosheviqi dhe shërbimet e tij. Pas deklaratës së partisë së Mikeliq, Millosheviq tha: "Këshilli i Lartë i Mbrojtjes u takua dje dhe emëroi Milo Mrksiq komandant suprem", dhe takimi u mbyll ... ", ka thënë Kovaçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat