Danimarka mund t’i dënojë edhe me burg gratë me ferexhe

Evropë

Danimarka mund t’i dënojë edhe me burg gratë me ferexhe

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:31
Danimarkë

Danimarka ka diskutuar shtimin e kushteve edhe me burg sa i përket ndalimit që u diskutua për

mbulimin e fytyrës, e që hyri në fuqi më 1 gusht.

Rachid Nekkaz, drejtues francez i një biznesi në Danimark,  me prejardhje algjeriane, ka hapur një fond kundër ndalimit të ferexhes,  pas vendimit që sipas tij është i jashtëligjshëm, dhe ai përmes këtij fondi ka paguar gjoba për mbi 500 gra që sfiduan dënimet, në gjashtë vende bën me dije Anadolu Agency.

Veprimi i Nekkaz nxiti debat brenda anëtarëve të koalicionit qeverisës danez.

Partia Liberale e Lars Lokke Rasmussen dhe Partia Popullore e Djathtë e ekstremit të djathtë (DF),  kanë argumentuar se edhe dënimi me burg duhet futur në ligj.

“Ju mund të paguani gjoba për të tjerët, por nuk mund ta vuani burgun për të tjerët”, tha Martin Henriksen, zëdhënësi i emigracionit dhe integrimit dhe ligjvënësi i DF-së, duke aluduar në dënimin me burg.

“Shkelësit” do të dënohen me gjobë deri në 156 dollarë,  ndërsa ata që e përsëritin mund të gjobiten deri në 1,563 dollarë.

Vlerësohet se myslimanët përbëjnë rreth shtatë për qind të popullsisë së Danimarkës prej 5.7 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat