Gjykata turke liron dy ushtarë grekë nga paraburgimi

Evropë

Gjykata turke liron dy ushtarë grekë nga paraburgimi

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:12
Ushtarët grekë

Gjykata turke liroi dy ushtarë grekë nga paraburgimi, të cilët u arrestuan në Turqi me akuza për spiunazh.

Greqia më herët tha se ushtarët kishin kaluar gabimisht në Turqi, ndërkohë që ata po ndiqnin emigrantë të dyshuar të paligjshëm.

Gjykata turke urdhëroi arrestimin e tyre në mars, me akuzat për hyrje të paligjshme në territorin turk dhe për spiunazh ushtarak.

Kryeministri grek Alexis Tsipras konfirmoi se Turqia liroi ushtarët që ishin në paraburgim që nga 1 marsi.

Vendimi i gjykatës vjen një javë pas takimit të presidentit Tsipras dhe homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan në Bruksel dhe marrëveshjes së tyre për t'u përqendruar në përpjekjet për të ulur tensionet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat