Autoritetet e Katarit premtuan sot 15 miliardë dollarë investime direkte në Turqi.
Kjo u njoftua pas një takimi midis Emirit të Katarit, Tamim bin Hamad al-Thanit dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Të dy zyrtarët diskutuan sanksionet amerikane kundër Turqisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale, dhe përsëritën vendosmërinë e tyre për të zhvilluar marrëdhënie të ndërsjella në "të gjitha fushat".