Tragjedia në Genova, nënë e bijë nën rrënoja: I kapja dorën, e ndjeja se ishte gjallë…

Evropë

Tragjedia në Genova, nënë e bijë nën rrënoja: I kapja dorën, e ndjeja se ishte gjallë…

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:21
Marina Gualgiata

Marina Gualgiata ka mbajtur për dore vajzën e saj Camilla, teksa ndodhej nën rrënoja, pak kohë pasi ura Morandi i kishte zënë poshtë. Rrëzimi i urës ka shkaktuar 38 viktima dhe mes tyre janë edhe dy shqiptarë. Ajo ka folur nga shtrati i spitalit për mediat italiane, duke rrëfyer tmerrin që jetoi, si ishte nën rrënoja, si e mbante të bijën për dore dhe se kishte besim se dhe ajo do t’ia dilte.

“Unë shpëtova me disa plagë. E kam humbur pak memorien, por tani jam më mirë. Mbaj mend vetëm fragmente. Camilla është në gjendje më të rëndë, por ajo nuk e rrezikon jetën. Isha nën rrënoja dhe ia mbaja fort dorën. Pasi i mbaja dorën, më tutje nuk mbaj mend asgjë”, tha gruaja. Ajo jeton në qytet dhe është pronare e një sipërmarrjeje të vogël që merret me zbukurim të festave, kryesisht të Krishtlindjeve. Ndërsa, gruaja shton se e ka parë vajzën tek ulëriste dhe se më shumë merak gjatë tërë kohës kishte pasur për të bijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat