Akuzohet për tentim vrasje ngase u aksidentua me veturë para Parlamentit britanik

Evropë

Akuzohet për tentim vrasje ngase u aksidentua me veturë para Parlamentit britanik

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:10
Para Parlamentit britanik

Një burë në Westmenister të Britanisë po akuzohet për tentim vrasje, pasi vetura e tij u përplas në afërsi të ndërtesës së Parlamentit britanik.

Salih Khater, 29 vjeç, nga Birmingham, thuhet se ka çuar makinën e tij në pjesën e çiklistëve dhe këmbësorëve menjëherë pas 07:30 sipas kohës në Britani më 14 gusht.

Rasti është duke u trajtuar si terrorizëm, shtoi një zëdhënës i Policisë Met.

Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën më 20 gusht.

Tre vetë u plagosën në incidentin që është duke u trajtuar nga prokurorët si terrorizëm për shkak të vendndodhjes, metodologjisë dhe synimit të dyshuar të civilëve dhe oficerëve të policisë.

Khater, një shtetas i Britanisë së Madhe, fillimisht nga Sudani, akuzohet me një akuzë për përpjekjen për të vrarë persona jashtë Parlamentit dhe një akuzë të dytë për përpjekjen për të vrarë policët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat