Itali, rishikim koncesioneve pas tragjedisë në Genova

Evropë

Itali, rishikim koncesioneve pas tragjedisë në Genova

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:38
Genova

Tragjedia e Genovës ka ndezur mekanizimin e rishikimit të mbarëvajtjes së koncesioneve në Itali.

Qeveria e formuar nga “5 yjet” dhe “Lega Nord” ka kërkuar verifikimin e zbatimit të punimeve dhe mirëmbajtjes për 25 kontrata koncesionare për autostradat dhe 130 të tjera për diga dhe hidrocentrale.

Lista është edhe më e gjatë, po të përfshish edhe projektet që janë në varësi të Entit Shtetëror (italian) të Rrugëve, apo veprat e kontrolluara nga pushteti lokal.

Brenda 1 shtatorit, kush ka në varësi një rrugë apo vepër kombëtare duhet t’i dërgojë Ministrisë italiane të Infrastrukturës një raport mbi gjendjen e konservimit dhe të mirëmbajtjes.

“Pikënisja është e qartë. Rishikimi i të gjithë sistemit të koncesioneve të autostradave dhe të impianteve hidrike dhe elektrike, por fundi është i pasigurtë”, thotë e përditshmja ekonomike “Il Sole 24 ore”.

Çdo gjë do të varet nga ajo sesa është e mundshme shtetëzimi i veprave, një ide kjo e hedhur disa herë në publik këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat