Në këtë aeroport të Londrës nuk do t’ju lënë të flini

Evropë

Në këtë aeroport të Londrës nuk do t’ju lënë të flini

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Aeroporti Stansed në Londër ka vendosur ndalesën për fjetje brenda terminalit dhe nëse kjo i ndodh njërit nga pasagjerët, ai do të zgjohet nga një patrullë e aerodromit.

Aeroporti i Londrës ka futur kontrollorë të veçantë që nuk lejojnë njerëzit të flenë brenda terminalit, ndërkohë që kjo zonë nganjëherë mbyllet për pasagjerët.

Stansed sqaroi se vendimi ishte marrë për shkak se terminali mbyllet periodikisht gjatë natës, për shkak të punimeve në aeroport në vlerë 600 milionë funta si dhe duke bërë të mundur pastrimin dhe përgatitjet për të nesërmen.

Deklarata i kujton udhëtarët të mos flenë në terminal dhe të mos mbërrijnë në terminal shumë kohë përpara fluturimit të planifikuar.

Për shembull, vitin e kaluar, Aeroporti i Amsterdamit vendosi shtretër për pasagjerët, fluturimet e të cilëve ishin anuluar për shkak të stuhive.

Po ashtu, shumë aeroport në SHBA bëjnë të njëjtën gjë, si Majami, Bostoni, Dallas Fort Worth dhe Chicago O'Hare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat