Lamtumirë krizë! Greqia del nga plani i ndihmave të BE-së, tani mund t’ja nisë nga e para…

Evropë

Lamtumirë krizë! Greqia del nga plani i ndihmave të BE-së, tani mund t’ja nisë nga e para…

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Greqia e ka përfunduar me sukses, programin trevjeçar të shpëtimit të hartuar nga Eurozona për ta ndihmuar atë të përballonte pasojat e krizës së borxheve të saj, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Për herë të parë në tetë vjet, Greqia tani është e lirë të huazojë para nga tregjet financiare.

Si kusht për kreditim, qeveria greke u detyrua të merrte një sërë masash shtrëngueshe të papëlqyeshme.

Ekonomia greke është rritur ngadalë vitet e fundit, por është ende 25% më e vogël sesa kur filloi kriza.

Së bashku me ndihmën nga FMN-ja, kreditë e dhëna Greqisë që nga viti 2010 llogariten të jenë më shumë se 250 miliardë euro, ndihma më e madhe në historinë globale të financës.

Mekanizmi Europian i Stabilitetit, ESM,  i siguroi vendit 61.9 miliardë euro gjatë tre vjetëve. Kjo mbështeti përpjekjet e qeverisë greke për të reformuar ekonominë e trazuar dhe për të rikapitalizuar bankat e saj.

ESM kishte gati edhe një tjetër paketë prej 27 miliardë dollarësh, por tha se ky shtet nuk kishte më nevojë ta merrte më atë.

“Greqia mund të qëndrojë me këmbët e saj”, tha kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, Mario Centeno. Ai falenderoi popullin grek për bashkëpunimin dhe tha se nuk kishte asnjë program të mëtejshëm shpëtimi, për herë të parë që nga viti 2010.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat